Sherif Morina kërkon fitoren e 10-të   
February 8, 2019
0 comments
Share

Sherif Morina kërkon fitoren e 10-të   

Boksieri i mirënjohur kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, ka paralajmruar ndeshjen e tij të 10-të kurse e njejta do të zhvillohet më 4 maj në Wuppertal. Morina thotë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” se tani më ka filluar me përgatitje intensive dhe se pret suksesin e radhës.

“Po më 4 maj do të ngjitem sërish në ring dhe shpresoj se do arrij deri tek triumfi që më pas të më jepet shënsi të ndeshem jashtë vendit. Kundërshtari ende nuk më është caktuar por besoj se shumë shpejt do ta kuptoj. Sido që të jetë unë do analizoj së pari kundërshtarin dhe së bashku me stafin teknik do të formojmë edhe taktikën”, thotë Sherif Morina i cili pret edhe përkrahje të madhe në këtë duel.

Ai zbulon ekskluzivisht se në fund të këtij muaji ka pasur të ndeshet edhe për titull WBC Silverbelt, mirëpo kontrata nuk është nënshkru me kohë dhe është anulu kjo ndeshje. Deri tani duhet cekur se kosovari ka 9 lufta ku prej tyre 8 fitore dhe 1 disfalifikim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *