Sherif Morina, djaloshi i artë i boksit profesionist
February 25, 2019
0 comments
Share

Sherif Morina, djaloshi i artë i boksit profesionist

Kampioni me prejardhje nga Drenasi por që jeton dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, ka arrit rezultate mjaft të larta në boksin amator, kurse me të njëjtin temp ka vazhduar edhe me boksin profesionist ku nga 9 ndeshje sa ka zhvilluar nuk di për humbje. Jeta e tij dhe karriera është shumë interesante dhe ai e ka zbuluar këtë nëpërmjet intervistës që ka zhvilluar me portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Me sport ka filluar qysh në moshën 12 vjeçare ku edhe ka pasur mbështetje edhe nga familja e tij, kurse sot mburret me sukseset e tija e gjithë miqtë e tij por edhe populli shqiptar.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Morina: Me sportin e boksit kam filluar qysh në moshën 12 vjeçare sepse qysh në atë kohë kam vërejt se kam temperament luftarak dhe më duhej stërvitje të tilla. Kështu me vendim edhe të familjes vendosa të regjistrohem në klubin legjendar në Gjermani, “SW Westende Duisburg”.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Morina: Trajnerët e mi qysh në fillim më kanë pranuar me seriozitetin ma të madh se vërejtën talentin tim dhe me disa ushtrime intensive, vetëm pas 2 jave më futën në ring ku edhe e arrita triumfin e parë.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Morina: Fillimin e karrierës aspak nuk e kam pas të vështirë sepse ky sport më ka pëlqyer shumë dhe nga frustrimi dhe motivimi i tepruar kam vazhduar vetëm me suksese, me kujtohet ndeshja e parë ku kam boksuar vetëm me dorrën e majtë dhe ashtu kam fituar. Ndryshe, dua ta ceki se boksi si sport me ka qetësuar shumë në jetën private dhe për këtë jam mirënjohës.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Morina: Boksi në Gjermani ka qen shumë i zhvilluar para disa viteve, por kohën e fundit e ka humbur shumë shijen sepse shumë boksier nuk janë të vërtetit që i shohin nëpër media sepse të njëjtit i sigurojnë triumfet para zhvillimit të ndeshjes, fatkeqësisht.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Morina: Gjatë karrierës sime mund të them lirisht se kam arrit shumë suksese dhe për këtë jam krenar si unë si familja. 5 herë jam shpall kampion në gjysmën e Gjermanisë, kurse kam triumfuar në evente në  Poloni, Holandë si dhe kam boksuar në ligën gjermane, ku kam qen i rregullt në bundesligë për disa vite me radhë. Kurse në boksin profesionist nga 9 lufta, kam 8 fitore dhe 1 barazim.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Morina: Planet e mija janë të arrij rezultate sa më të larta në boksin profesionist, sepse kjo është edhe ëndra ime, pse jo edhe të luftoj për titull bote.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Morina: Në fillim të karrierës familja më ka përkah maksimalisht kurse tani më pak. Tani mbështetjen më të madhe e kam prej dy investitorëve në Gjermani, njëri është kushëriri im AM SECURITY e tjetri gjermani, Tepo Security, si dhe e kom një shok Promoter (pa Kontrat) gjerman shumë të ngushtë nga Wuppertali – Werner Kreiskott (fightclub Wuppertal).

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Morina: Çdo moment të lirë që kam bashkëpunoj me boksier nga Kosova, Shqipëria e tjera sepse kam shoqëri gjithkund dhe këtë e shfrytëzoj për të ndarë edhe përvojat tona.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Morina: Ndjenja më e keqe e imja ishte kur kam pësuar disa humbje në boksin amator vetëm e vetëm sepse nuk kam pasur nënshtetësin e Gjermanisë, që edhe sot nuk e kam pranuar. Dhe mund të them lirisht se prap se prap kamë më shumë suksese se disa që e kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe janë të privilegjuar. Nga ana tjetër, ndjenja më e mirë nga ky sport është fakti se nga ky sport kam arrit të bëjë shumë shok që të njëjtit madje i kam edhe si familje.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *