Sherif Gafuri, talenti që po lind tek KK “Fati”
April 24, 2017
0 comments
Share

Sherif Gafuri, talenti që po lind tek KK “Fati”

Tek KK Fati nga Tetova po lind edhe një yll i ri i karatesë. Bëhet fjalë për Sherif Gafurin, një djalosh  13 vjeçar i cili për momentin posedon brezin e gjelbër. Ai deri tani ka marr pjesë në shumë gara sportive, ku prej tyre ka 7 vende të para, 5 vende te dyta dhe 3  vende te treta.

Ai poashtu ka marr pjesë edhe në kampionatin e Maqedonisë ku ka dal edhe kampion. Këtë titull ai shpreson që të merr sërish sivjet.

“Po përgatitem maksimalisht për të fituar në kampionatin e Maqedonisë ku në program është në fund të muajit. Po përgatitem maksimalisht me trajnerin tim, Arlind Hyseini dhe besoj se me sukses do të kualifikohem edhe për kampionatin ballkanik që muajin e ardhshëm zhvillohet në Turqi”, tha djaloshi i talentuar.

Ndryshe, ai gjatë fundjavës mori pjesë edhe në turneun në Kërçovë ku arrit të fitoj medaljen e argjend.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *