Shendrit Hotnjani, asnjëherë nuk dorëzohet, tani do të debutoj në MMA
November 1, 2018
0 comments
Share

Shendrit Hotnjani, asnjëherë nuk dorëzohet, tani do të debutoj në MMA

Shendrit Hotnjani sportisti luftarak me prejardhje nga Bujanovci por që jeton dhe vepron në Munich të Gjermanisë edhe pse momentalisht ka 35 vite, ai ende po jep maksimumin e tij në artet marciale. Në moshën 16 vjeçare filloj me boks sepse dëshironte të imitonte yjet e kinematografisë amerikane dhe kështu pas ushtrimeve maksimale dalgadal po i plotëson ëndrrat e tij duke shënuar edhe fitoret në ringun profesionist. Më pas karrierën e vazhdoj edhe në K1 ku poashtu pati paraqitje të mirë, kurse në muajin dhjetor ai do të provon vetën edhe në sportin e MMA-së, ku sipas tij ka qen ëndërr për tu marr me këtë sport. Hotnjani në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” zbulon se me kë ka punuar më shumë dhe kush i ka ndihmuar në jetë.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport

Hotnjani: Është interesante të them, mirëpo unë nga fëmijëria jam rit duke shikuar filma karatë me Bruce Lee dhe yje tjera në atë kohë. Dhe sportet luftarake ishin synimi im që në të ardhmen të merrem. Kështu në moshën 16 vjet u regjistrova në një klub gjerman ku trajner kam pasur Peter dhe Hans Maier, kurse më vonë u regjistrova në njërin prej klubeve më të forta në Gjermani, “Steko” ku edhe ushtroja me kampionin evropian, Albert Krieziu.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring

Hotnjani: Trajnerët e mi kanë punuar shumë me mua dhe pas disa viteve mu dha rasti edhe të futem në ring në një ndeshje zyrtare. Ballafaqimi i parë ka qen në vitin 2008, kur i kam pas 25 vjet, ku edhe arrita triumfin e parë. Fillimi i karrierës normal ka qen i vështirë se je përball me shumë stres por edhe me ushtrime të fuqishme, mirëpo dëshira e madhe për këtë sport ka bërë që unë të vazhdoj më tutje dhe sot edhe pse kam 35 vjet ende stërvit maksimalisht por tani në BJJ dhe MMA, ku trajneri Sergio Canudi po më përgatit për një ndeshje që shumë shpejt besoj do ta realizoj.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton

Hotnjani: Në Gjermani kikboksi dhe MMA janë popullarizuar shumë dhe shumë të rinj merren me këtë sport, por nuk mungon edhe boksi. Thjesht sportet luftarake janë magnet për të gjithë andaj edhe palestrat janë të stërmbushura.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Hotnjani: Në boksin profesional kam 14 ndeshje ku prej tyre 8 fitore, 4 humbje dhe një barazim , kurse në K1 kam 24 ndeshje ku prej tyre 17 triumfe dhe 7 humbje. Thash po planifikoj shpejt të debutoj edhe në MMA, dhe të them drejtën kjo është edhe ëndëra ime që dua ta plotësoj me sukses.

ArenaRing: Ndeshja e radhës?

Hotnjani: Ndeshjen e radhës pritet ta kem më 8 dhjetor të këtij viti, dhe për këtë ballafaqim jam duke u përgatit maksimalisht në Munich por edhe jashtë saj duke shfrytzu sparingje të ndryshme ndër ta po më ndihmon edhe Albert Krieziu.

ArenaRing: Si e ka pranuar familja aktivitet e juaja në sportet luftarake?

Hotnjani:  Të them drejtën kam pas përkaehje maksimale nga familja ime e sidomos nga prindi im i cili edhe ka qen fans i madh i boksit. Kështu që unë personalisht nuk kam pas pengesa që të merrem me këtë sport.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Hotnjani: Kam shumë bashkëpunime sidomos me Albertin siç e ceka ma lart por edhe me boksierin profesionist Armand Culhaj që shpesh ushtrojmë bashkë dhe i ndihmojnë njëri tjetrit.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Hotnjani: Gëzimet më të mëdha në jetë i kam realizuar në vitin 2014-15, kurse ato më të vështira i kam pas 2016-ën. Në fund dua të zbuloj se edhe djali im ka filluar të merret me sporte luftuake, respektivisht në mundje dhe me një mbështetje timen, besoj se do arrij shumë.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *