Shemsi Beqiri do mbroj titullin e botës në Kërçovë ndaj serbit, Dumitrov
July 8, 2018
0 comments
Share

Shemsi Beqiri do mbroj titullin e botës në Kërçovë ndaj serbit, Dumitrov

Agjencia për sporte luftarake “ArenaRing” nga sot ekskluzivisht do ti paraqes një nga një duelet e spektaklit të madh luftarak që do të zhvillohet në Kërçovë më 28  korrik “Superpro Fight Night Uskana”. Do të ketë mbi 15 ndeshje me luftëtar tani më të njohur shqiptar ku ndër ta do të zhvillohen edhe dy përballje për titull bote, ku Burim Aliu dhe i madhi Shemsi Beqiri do të tentojnë që këto tituj ti bëjnë për veti. Fillojmë me kikboksierin,  Beqiri i cili do të mbroj titullin ndaj serbit, 31 vjeçar, Vanja Dumitrov.

Deri më tani, ka qenë disa herë kampion i Serbisë dhe poashtu edhe kampion Ballkanik. Ka pasur gjithsej 53 ndeshje në Kickboksit (17 të humbura), 6 ndeshje në boks (2 të humbura) dhe 8 ndeshje në MMA (4 të humbura). Fizikisht është shumë i qëndrueshëm dhe një kundërshtar shumë i fort dhe i frikshëm. Ka thënë që nuk do ja bëjë të lehtë ndeshjen Shemsit, posaçërisht me goditjet e tij të forta të këmbës. Ai me padurim e pret një ndeshje interesante në Kërçovë më 28 korrik!

Nga ana tjetër, Shemsi Beqiri, ka pasur ndeshje të shumta dhe me shumë suksese në të gjithë botën siç janë: K1 dhe Glory Series. Ai ka arritur te rangohet ne vendin e 4 në rangun botëror, në klasën e peshës deri 70kg. Momentalisht jeton në Basel të Zvicrës dhe është pronar i shkollës për Kickbox „Superprosportcenter“. Nesër do paraqesim kundërshtarin e kërçovarit, Burim Aliu, i cili poashtu do ndeshjet për titull bote. Andaj na ndiqni.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *