Shemallari po e kërkon fitoren e 5 me radhë
October 21, 2019
0 comments
Share

Shemallari po e kërkon fitoren e 5 me radhë

Boksieri me prejardhje nga Prizreni por që jeton dhe vepron në Gjermani më 03.11.2019 do të zhvilloj ndeshjen e tij të pestë në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do të jetë edhe një boksier me përvojë. Bëhet fjalë për boshnjakun Edis Djambaz i cili ka 27 lufta dhe njihet si një luftar i qëndrueshëm që nuk dorëzohet lehtë. Benni ekskluzivisht për televizionin KTV thotë se ndihet mirë dhe se pret triumfin e radhës.

“Së bashku me menaxherin tim, Avdyl Salihu, kemi plane të mira dhe deri tani të njëjtat po realizohen me sukses. Sivjet kam pasur 2 ndeshje po aq fitore dhe besoj se kështu do të jetë edhe më 3 nëntor ku në qytetin tim ku jetoj dhe ku kam lind, Vizbaden do të sfidoj boshnjakun Djambaz”, thotë Shemallari duke shtuar se përgatitjet e fundit për këtë duel po i zhvillon tek klubi i vet, ndërkohë që po shfrytëzon edhe sparing nga Gjermania. “Gjithçka po shkon mirë dhe po ndihem maksimalisht i përgatitur. Shfrytëzoj rastin ti falënderoi sponzorët që po më mbështesin si dhe menaxhmentin tim “ArenaRing BoxPromotion”, poashtu dua te falënderoi edhe familjen time që më kupton për gjithçka. Apeloj shqiptarët kudo që janë të më mbështesin në synimet e mija pasi shumë shpejt do të më shohin në rangun më të lartë botëror dhe për këtë ju premtoj”, deklaroi Arben Shemallari.

Ndryshe, ndeshja zhvillohet me 03.11.2019 në Wiesbaden të Gjermanisë dhe Benni do jetë shqiptari i vetëm që do ngjitet në ring edhe atë në ndeshjen e parafundit të mbrëmjes.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *