Shemallari e fillon 2020 me një super ndeshje
December 30, 2019
0 comments
Share

Shemallari e fillon 2020 me një super ndeshje

Arben Shemallari boksieri i “ArenaRing Managament Promotion” do ta nis vitin 2020 me një super ndeshje ndaj një boksieri mjaft të fuqishëm dhe kualitativ i cili vjen nga Bullgaria, Daniel Rashdan, ka njoftuar menaxheri i tij, Avdyl Salihu. I cili thotë se në vitin 2020 ka plane të mira me Bennin ku edhe shprehet optimist se do ti jepet mundësia që të luftoj për ndonjë titull.

“Me Shemallarin deri më tani plani po shkon sipas planit, ku në vitin që po e lajmë pas kemi realizuar 3 ndeshje dhe të gjitha i kemi fituar. Në rang listën botërore jemi kualifikuar mirë pasi kemi mposht boksier kualitativ dhe kjo na ka ndihmuar shumë. Tani kemi 5 ndeshje po aq fitore dhe besoj se edhe vitin e ardhshëm do të realizojmë po aq dhe më pas shpresoj se do të na jepet mundësia të ndeshemi për titull, ku planifikojmë të njëjtët ta realizojmë në Vizbaden të Gjermanisë në muajin nëntor”, thotë Salihu.

Sa i përket ndeshjes me bullgarin Daniel Rashdan, Salihu thotë se pret edhe një fitore edhe pse e di se do jetë një përballje e barabartë. “Bullgari ka kualitet të lartë dhe ka boksuar edhe në Angli me boksier të mëdhenj mirëpo kam besim te Arben Shemallari, prandaj edhe kam pranuar këtë ndeshje dhe shpresoj në triumf të ri për të filluar me fitore vitin e ri”, tha Salihu. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 04.01.2020 në Ofenbach të Gjermanisë. Në vitin 2019, Arben Shemallari kishte mposhtur me ndërprerje serbin, Darko Knazevic dhe boshnjakët Adnan Hadzihajdic e Edis Xhambaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *