Shemallari do boksoj në spektaklin e madh në Wiesbaden
May 13, 2019
0 comments
Share

Shemallari do boksoj në spektaklin e madh në Wiesbaden

 

“ArenaRing Promotion” me krye me menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu, e ka realizuar me sukses bisedat me promotorin e evenimentit të madh që do zhvillohet në Wiesbaden, “Petkos Fight Night” ku priten mbi 10.000 shikues. Në këtë gallë të madhe Salihu do të paraqitet me boksierin e tij Arben Shamallari i cili deri më tani ka 2 ndeshje në boksin profesionist dhe ka realizuar po aq fitore.

“Me promotorin e eventit ne Wiesbaden, Aleksadar Petkovici, kemi bashkëpunim të mirë dhe kjo është një shans e mirë për boksierin tim Arben Shamallari të paraqitet në një galla të madhe me shumë shikues pranë fansave të vet pasi Beni jeton në te njëjtin qytet. Sa i përket kundërshtarit ende nuk dijmë se me kë do boksojmë mirëpo në vijim do të dihet edhe emri tij dhe do të dalim publikisht. Shpresoj se do arrijmë fitoren e radhës”, deklaroi menaxheri Avdyl Salihu.

Ndryshe, galla e boksit profesionist do të mbahet më 6 korrik në stadiumin “Brita Arena”  ku ka një kapacitet mbi 10.000 shikues dhe sipas informatave që kemi e njëjta do të paraqitet edhe nga televizionet më të forta gjermane.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *