Shefat Isufi ka gjasa ta mbroj titullin në Shqipëri
September 27, 2017
0 comments
Share

Shefat Isufi ka gjasa ta mbroj titullin në Shqipëri

Kampioni IBF i Evropës, WBA dhe WBO interkontinental,  Shefat Isufi, qe dy javë ka filluar intensivisht të përgatitet për mbrojtjen e titullit WBO, që do të jeta pas disa muajve. Boksieri me prejardhje nga Tërnoci i Luginës tha se do të boj qmos që të mbroj titullin.

“Kam filluar qe dy javë me ushtrive më intensive sepse në plan kemi mbrojtjen e titullit. Ende nuk e di kundërshtarin por me siguri brenda këtyre muajve do të njoftohemi. Ndeshja pritet të zhvillohet ose në Shqipëri ose në Gjermani”, zbuloj ekskluzivisht për portalin për sportë luftarake “ArenaRing”, Shefat Isufi. Ndryshe, Isufi e ka nisur karrierën në moshën nëntë vjeçare në Tërnoc, vendin ku u lind.

Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë. Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e gjashtë vjet po i radhit sukseset një pas një.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *