Shala ndeshet me afrikanin
July 17, 2017
0 comments
Share

Shala ndeshet me afrikanin

Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbrëmjen e madhe të boksit, e cila do të zhvillohet me 28 korrik (18.00) në palestrën “Karagaçi” të Pejës. Shpëtim Shala (31 – vjeç), me prejardhje nga Peja, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, do e zhvillon duelin e 25 si profesionit pikërisht në vendlindjen e tij në Pejë dhe këtë jorastësisht në kohën kur shumë bashkatdhetarë gjinden në Kosovë. Shala kësaj radhe do të garon në kategorinë super të mesme, do të ketë për kundërshtar 33-vjeçarin Chiotcha nga Malawi i Afrikës, një shtet i cili e ka njohur Kosovën kohë më parë.

Chiotcha është Nr. 1 në këtë kategori në Malawi dhe me 21 duele profesioniste edhe ai e sjell një përvojë të mirë më vete. Në duelin e dytë kryesor të mbrëmjes, do të ngjitet në ring një shqiptar me prejardhje nga Prizreni, i cili është i lindur dhe jeton në Basel të Zvicrës, fjala është për 26 -vjeçarin Faton Vukshinaj. Pas gjithsej 70 dueleve në boksin amator si dhe në kikboks ku arriti të bëhet edhe kampion bote, Vukshinaj ka kaluar në disiplinën më të lartë të sporteve luftarake, në boksin profesionist, me 4 shkurt të këtij vitit dhe nga ajo ditë deri tani i ka zhvilluar 3 duele, i ka arritur 3 fitore dhe të gjitha me K.O. Vukshinaj është një shpresë e madhe e peshave të mesme (72 kg) i cili krahas goditjes të fuqishme që e ka, posedon edhe aftësi ta hatashme teknike dhe cilësohet për qëndrueshmëri të fortë edhe ndaj kundërshtarëve të nivelit botërorë. Pos Shalës dhe Vukshinaj në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa duele të tjera atraktive, me Bernardin Jakaj, Edonis Beqiri etj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *