Shala kërkon përkrahje për duelin e Bernardin Jakaj
Boksieri i mirënjohur kosovar, Bernardin Jakaj, më 17 shkurt në Hallman Dome në Vjenë do të zhvilloj ndeshjen e tij të tretë në boksin profesionist. Andaj menaxheri dhe njëri prej trajnerëve të tij Shpëtim Shalla po bën apel që sa më shumë shqiptar të vijnë dhe të mbështesin bokserin e tij sepse ai ka nevojë për një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Jakaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh i përgatitur për duelin e tij të radhës ku edhe pret fitore.