Shala: Gjithkush nuk mund të merret me boks
June 8, 2017
0 comments
Share

Shala: Gjithkush nuk mund të merret me boks

Sportet luftarake janë artë në vete. Gjithkush nuk mund të merret me boks, sepse duhet të jesh i lindur dhe i përgatitur në çdo aspekt. Kudo në Evropë e deri në Skandinavi kemi boksierë mjaft të mirë dhe që premtojnë shumë. Disa prej tyre janë në formë të mirë dhe vazhdojnë me rezultate të mira, ndërsa disa nga ta janë në rritje të nivelit. Prandaj, në vitet e fundit kemi boksierë të talentuar dhe që po vlerësohen në shtetet e ndryshme, duke u nisur nga Gjermania, Zvicra, Austria, Holanda, Franca etj. Sa më shumë që kemi boksierë në profesionalizëm e në amatorizëm aq edhe më mirë, sepse secili kudo      që bokson prezantohet si shqiptar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi disa boksierë të mirë të Kosovës që jetojnë në Evropë dhe në shtetet e ndryshme, janë tre emra të mëdhenj në Gjermani Xhek Paskali, Kastriot Sopi dhe Azize Nimani, të cilët janë përfaqësuesen e Gjermanisë.

Boksierë që boksojnë nëpër gara të ndryshme dhe në kalendarin e AIBA-EUBC dhe në Kampionate Evropiane e Botërore. Prandaj, kjo është e jashtëzakonshme dhe gjithmonë e bënë të dihet mirë çdo shqiptar kudo që jeton e vepron. Kastriot Sopaj është një boksier shumë me perspektiv i cili renditet i 26-ti në listën botërore, kurse Azize Nimani renditet e vend të 7-të në botë. Pra, janë dy emra të mëdhenj të boksit amator, këta kanë qenë edhe shpresa e Gjermanisë për Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Kështu që, sa më shumë që kemi boksierë në amatorizëm do të jetë edhe një pasqyrë e mirë për gjithë shqiptarët në boksin amatorë, sepse shumë herë kur kanë fituar është raportuar se është shqiptar nga Kosova dhe ka një talent apo një teknikë të përsosur.

Numri i boksierëve shqiptar është duke u shtuar nëpër gjithë Evropën dhe çdo herë e më shumë, pa dyshim këta janë krenaria jonë, sepse gjithmonë tregojnë veten se janë shqiptarë e nuk ngurrojnë asnjëherë. Në anën tjetër, kemi boksierë të mirë, tani të cilët kanë kaluar në boksin profesional: si Armend Xhoxhaj, Albon Pervizaj etj. Besoj se shumë shpejt do të kemi emra të rinj e të spikatur dhe do të jenë në rrugën e ish-boksierit të mirënjohur Luan Krasniqi dhe boksieri Haxhi Krasniqi. Prandaj, shqiptaria gjithmonë ka pasur boksierë të shquar, që kanë arritur suksese qoftë në boksin amatorë dhe anë atë profesional, sidomos sot kur vlojnë shumë talente dhe na japin një të ardhme të ndritur.

Autori është boksier i “Golden Gloves” nga Eindhoven-i i Holandës, Naser Shala.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *