Shaban Tërstena në Muzeun Olimpik
June 23, 2017
0 comments
Share

Shaban Tërstena në Muzeun Olimpik

Kampioni olimpik nga Los Angelos (viti 1984), Shaban Tërstena këtyre ditëve ka vizituar Muzeun Olimpik në Lozanë të Zvicrës.

Por, gjatë hyrjes brenda në Muze, ai është surprizuar nga sjellja e biletashitësit, i cili kur ka kuptuar se Tërstena është kampion olimpik i ka thënë se hyrja për kampionët është falas.

Një gjest i tillë e ka emocionuar Tërstenën. Ja postimi i tij i plotë në facebook.

“Bota sa vlerësohen dhe çmohen njerëzit që kanë arritur rezultate kulmore. Gjatë vizitës në Muzeun Olimpik në Lozanë të Zvicrës, ndodhi një rast shumë interesant, në momentin kur deshëm të nxirrnim biletat, për befasinë tonë bileta shitësi na e parashtroi një pyetje se vallë a ka marrë pjesë ndonjëri nga ju ndonjëherë në Olimpiadë, njëri nga shokët u përgjigj shkurt, ne të tjerët jo por ky zotëriu këtu është kampion olimpik. Sipas rregullave të tyre, e kërkuan letërnjoftimin për ti verifikuar të dhënat e nevojshme, pasi u konfirmua kjo, na u përgjigj se hyrja për kampionët olimpik është falas, nuk kanë nevojë për bileta, sepse kjo shtëpi ekziston pikërisht për ju, prandaj konsiderojeni si shtëpinë tuaj. Ishte një eksperiencë sa e bukur aq edhe emocionale, ngase kjo dëshmon se sa vlerësohen dhe çmohen cilësinë dhe identitetin e njerëzit që kanë arritur rezultate kulmore. Thjeshtë, ishte një surprizë e mrekullueshme, bileta shitësi me shumë kulturë na uroi që të kalojmë një ditë të këndshme duke vizituar këtë muze unikat”, ka shkruar kampioni olimpik, Shaban Tërstena nw facebook.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *