Shaban Tërstena, i tronditur që vëllai i atletes shqiptare humbi jetën tragjikisht
April 18, 2017
0 comments
Share

Shaban Tërstena, i tronditur që vëllai i atletes shqiptare humbi jetën tragjikisht

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, shpreh shqetësimet e tija që vëllai i atletes shqiptare (Drita Islami) humbi jetën tragjikisht. “Edhe unë si shumë miq të tjerë të cilët në mënyra të ndryshme kanë shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tyre nga ky akt tragjik, për miken time, sportisten e parë në historinë shqiptare në Maqedoni e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit në vitin 2016, në sportin e atletikës Drita Islami e cila humbi vëllain e saj në moshën 17 – vjeçare. Në mungesë të sigurisë publike, në një kaos të plotë të sigurisë, pas një incidenti, një zënke banale mes të rinjsh, viktima vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër u manifestua në mënyrën më morbide paaftësia e shtetit për parandalimin e këtij akti sa të dhimbshëm aq edhe neveritës, u shënua viktima e radhës në fshatin Matkë në rrethin e Shkupit, me ç’ rast u shua edhe në jetë në lulen e rinisë dhe ngriu përgjithmonë zemrat e prindërve të tij dhe familjes në përgjithësi.

Të ngremë zërin të gjithë së bashku, me urgjencë shteti dhe shoqëria të bëjë përpjekje t’u ofrojë familjeve tona mbështetjen e nevojshme që të mos ndodhin asnjëherë tragjedi të këtij lloji, le të vendosin të gjitha strukturat lokale dhe qendrore bashkëpunimin e domosdoshëm për ngritjen e një sistemi të integruar funksional për mbrojtje nga çdo formë sulmi në të ardhmen. Sepse nesër mund të jetë vonë. Dritës dhe familjes së saj u faltë Zoti durimin, ndërsa këtij shpirti të njomë i cili akoma pa e shijuar jetën iku në pakthim, i qoftë i lehtë dheu dhe u prehtë në paqe. Zot na ndihmo dhe na ruaj të gjithëve”, shkruan me pikëllim Tërstena.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *