Sfidë europiane për titujt kampionë në Los Anxhelos
April 15, 2019
0 comments
Share

Sfidë europiane për titujt kampionë në Los Anxhelos

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e lehtë në kategoritë WBA dhe WBO ndaj britanikut Anthony Crolla, duel që do të zhvillohet më 12 prill në “Staples Center” të Nju Jorkut. Kjo është hera e dytë për boksierin 29-vjeçar që mbron titujt, ndaj një rivali të fortë, ndaj pritet një sfidë e bukur.

By boksierët kanë kryer sot peshimet zyrtare dhe gjithçka ka shkuar mirë, ndaj ringu do të tregojë se cili është më i fortë. Lomachenko, 12 fitore e 1 humbje në ring, tha: “Jam në formë, nuk humbas prej 5 vitesh dhe nuk do të ndalem as këtë herë. Më vjen keq për rivalin tim, që do të pësojë një tjetër KO”, u shpreh ukrainasi, fitues edhe i dy medaljeve të arta olimpike.

Edhe Crolla nuk i ka kursyer batutat: “Kam ardhur deri këtu jo për shëtitje, por për të dueluar dhe fituar titullin kampion. Kam qenë dikur kampion bote dhe e di se si luftohet për të shkuar te titulli. Do ta befasoj Lomachenko, që edhe pse konsiderohet favorit do të dalë humbës nga kjo sfidë”, tha 32-vjeçari Anthony Crolla, 34 fitore, 6 humbje e 3 duele në barazim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *