“Sfida mes Ferguson dhe Nurmagomedov nuk do të zhvillohet kurrë”
April 3, 2018
0 comments
Share

“Sfida mes Ferguson dhe Nurmagomedov nuk do të zhvillohet kurrë”

Sfida mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov në artet marciale mikse nuk ka qenë kurrë më pranë zhvillimit se sa kësaj here, por një javë para eventit të UFC-223 (7 prill) erdhi sërish lajmi i keq se një prej protagonistëve është dëmtuar. Nuk ishte shaka e 1 prillit. Këtë herë i takoi Tony Ferguson të tërhiqet dhe për të katërtën herë kjo përballje nuk arrin të zhvillohet.

Një duel që duket i mallkuar, aq sa ka detyruar edhe presidentin e UFC-së, Dana White të tërhiqet nga organizimi i saj. “Nuk kam për ta organizuar kurrë më në të ardhmen këtë sfidë. Duket një sfidë e mallkuar, nuk kam më ndërmend të harxhoj kohë me këtë sfidë”, tha Dana White.

Për herë të parë, kjo sfidë u planifikua në vitin 2015, në eventin TUF 22 Finale, por u dëmtua Nurmagomedov. Më pas, kjo përballje u planifikua në prill të 2016-ës, por këtë herë u dëmtua Ferguson dhe erdhi sërish shtyrja e saj. Për të tretën herë, UFC e planifikoi sfidën në evendin e UFC-209, në mars të 2017-ës, por problemet me humbjen e peshës nga të dy sportistët solli anullimin e saj. Dhe dje erdhi anullimi i katërt, pas dëmtimit të Ferguson. Të gjithë janë të lodhur, ndaj kjo sfidë nuk do të zhvillohet kurrë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *