Serbi i dorëzohet kosovarit. Kushtrimi e nokauton në raundin e tretë Mutiçin
October 8, 2017
0 comments
Share

Serbi i dorëzohet kosovarit. Kushtrimi e nokauton në raundin e tretë Mutiçin

Të shtunën në qytetin e Vjenës ka qenë një spektakël i madh i boksit ku u ndeshën reprezentacioni i Austrisë dhe ai serb. Në formacionin e nikoqirëve tek juniorët ishte kosovari, Kushtrim Veseli i cili nuk i dha aspak hapësirë serbit Mutiç që ta rrezikoj andaj edhe të njëjtin e nokautoj qysh në raundin e tretë.

Agjencia për sporte ArenaRing transmetoi direkt këtë ndeshje ku edhe vërejti se ky djalosh ka një teknik të perfeksionuar por edhe shumë luftarak. Ai pas ndeshjes ekskluzivisht për portalin tonë tha se ka qen shumë i motivuar andaj edhe ka dashur ta nokautoj.

‘’Gjithnjë kur kam përball një serb motivi im është i madh andaj edhe e mposhta të njëjtin duke mos i lënë hapësirë aspak të më rrezikoj. Kam pasur në këtë ndeshje shumë përkrahës që dua publikisht ti falënderoi, por falënderimi shkon edhe deri tek stafi juaj që më respektuat duke më bërë transmetim direkt. Në fund falënderoi edhe familjen time që më mbështet kudo që paraqitem”, deklaroi Veseli i cili me prejardhje është nga Koshara trime e Kosovës. Ndryshe, ky djalosh ushtron në BC Bounce dhe gjatë karrierës së tij ka qen 2 herë kampion i Austrisë si dhe ka marr bronz në një turne i cili është më i forti në Evropë dhe disa aktivitete tjera.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *