
Serbi e quan Bicin plak që loz filma aksion
Serbi ka ngacmuar edhe një herë kampion e Europës në Muay Thai, Ervis Bici, pasi ky i fundit nuk iu është përgjigjur thumbimit të parë duke i thënë kështu që Bici është një shqiponjë që fluturon me pupla pule, duke vazhduar “se e ndjek një kohë sportistin shqiptar, ku kohët e fundit po bën dhe aktorin por dhe kur ishte sportist aktiv kam pasur dëshirën të përballesha me te. Thjesht doja ti jepja një mësim të mirë që ta shohin të gjithë se do e nokautoja”.
Ndryshe, Ervis Bici kohën e fundit është i angazhuar në një projekt të madh filmik që po incizohet në Shqipëri dhe se shpejti presim përgjigjen e tij në këto dy ngacmime që po i bëhen në adrës të tij.