Senioret dhe kadetet e Maqedonise, ne pergatitje ne Shkup
July 21, 2017
0 comments
Share

Senioret dhe kadetet e Maqedonise, ne pergatitje ne Shkup

Reprezentacioni i senioreve te Maqedonise, i prire nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi, si dhe ekipi i kadeteve i trajnerit Sedat Baftiu, tash e nje jave jane bashke ne Shkup, ku ne palestren sportive Mentaz Allajbegu, po organizohet kamp i perbashket i te dy ekipeve.

Senioret u ben gati para nisjes te neserme per ne turneun prestigjioz ne Bukuresht te Rumanise, ku vendi yne do te perfaqesohet me gjithsej gjashte mundes: Vladimir Egorov 57kg, Elmedin Sejfullau 61 kg, Rijad Rexhepi 65 kg, Behar Mamuti 70 kg, Mihaill Nikollov 86 kg dhe Boban Savev 97 kg.

Ndersa kadetet po pergatiten para nisjes per ne Sarajeve, ku nga e hena do te mbahet Kampionati Europian per kete grupmoshe, ne te cilin vendi yne do te perfaqesohet me plote shtate mundes, edhe ate: Aid Salihasi 46 kg, Zemri Avdili 50 kg, Martin Stojanov 54 kg, David Mishev 58 kg, Orhan Xhaferi 63 kg, Bajram Hajdari 76 kg si dhe Kadir Kamberi 85 kg.

Te dy ekipeve u urojme shume fat dhe shpresojme te na gezojne me rezultate dhe paraqitje pozitive gjate diteve ne vijim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *