Senad Gashi: Dua të bëhem boksieri i parë shqiptar duke fituar katër titujt botërore
Senad Gashi, një boksier i fuqishëm, me lëvizje të lehta edhe pse është në në peshë mbi 90kg po shndrit në ringun e boksit profesionist duke qen kështu kundërshtar i rëndë për të gjithë ata që ballafaqohet. Nga fëmijëria ka qen i pasionuar nga sportet luftarake, andaj fillon me Aikido për të vazhduar me Kikboks, Tekvando, Sambo dhe së fundmi boks.
Në një intervistë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai ka shpalos planet e tija në të ardhmen dhe karrierën e tij. “Boksi për mua është si shahu, qe duhet me vepruar me vëmendje pasi ta analizosh së pari edhe kundërshtarin . Ndonjëherë e shoh boksin edhe si tryezë e shahut, kurse veten si pëllumb i cili vetëm shikon dhe e rrezon tryezën”, thotë Gashi, duke shtuar se ndeshjen e parë në boks e ka pasur në Gjermani.
“Ndeshjet e parë e kam zhvilluar në Gjermani për klubin e Neunkirchen dhe isha në mbikëqyrjen e Norbert Reinermann, Ata Dogan dhe Alfred König. Kam qen i uritur për boks dhe pas dy stërvitjeve në boks trajneri më regjistroj për kampionatin e Saarland-it për moshën nder 15 vjeç, ku edhe arrita të bëhem kampion”, tha Senad Gashi i cili tani më ka arrit deri duku ëndërr e tij duke fituar kampionatin Gjerman, WBC Baltic kampion, GBC Internacional dhe GBU kampion botëror. “Nuk e kam plan të ndalem sepse synimi im më i madh është që të bëhem kampion i botës edhe atë i pari shqiptar i cili ka triumfuar në katër organizatat kryesore”, pohoi boksieri i mërnjohur i cili zbulon se dikur kur ishte më i ri ishte shumë nervoz, por familja e tij i ka dhënë mbështetjen e duhur. Ndryshe, ai tregon se në Gjermani nuk ka shumë boksier vendas.
“Në Gjermani nuk ka shume gjerman që boksojnë, janë me shume rus te cilët janë te fuqishëm, por ne vitet e fundit edhe shqiptaret, qe me gëzon shume. Fatkeqësisht ka edhe ndeshje mes shqiptareve, qe unë personalisht nuk e preferoj”, tha Gashi. kampioni i shumëfishtë në fund tregon se prindërit e tij gjithnjë ka qen e vështirë që ta shikojnë në ring, andaj ata kanë vendos që mos ta përcjellin dhe ngjarjet e tija ti shikojnë në shtëpi.
“Prindërit e mi janë shume emocional ne ndeshjet e mia, prandaj kemi vendosur se bashku qe te mos marrin pjese më ne ndeshjet e mia dhe te qëndrojnë ne shtëpi, ngase është e vështir për një nënë për ta shikuar djalin e vete duke luftuar”, tha Senad Gashi. Muajin e ardhshëm Senadi do të hap edhe palestrën e tij në Marbella dhe tregon se nga tani ka shumë të interesuar që të vijnë të ushtrojnë.