“Seks për drogë”, Anglia turpërohet nga kampioni i botës në boks
September 18, 2018
0 comments
Share

“Seks për drogë”, Anglia turpërohet nga kampioni i botës në boks

Një video e publikuar sot nga Daily Mail ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në Angli, pasi është filmuar kampioni i Botës në boks në peshat e mesme, Billy Joe Saunders, i cili vë në lojë një femër, qartësisht e varur nga droga.

Saunders shfaqet në një makinë që besohet se është Rolls Royce e tij me vlerë 250.000 sterlina, ndërsa ndalon dhe i thotë femrës në video se është gati t’i japë drogë me vlerë 150 sterlina, në këmbim të një akti seksual.

Më pas shakaja skandaloze vijon, kur kampioni i boksit i thotë “viktimës” së tij që të godasë një person që po kalonte aty pranë, sepse ishte pedofil. Femra e godet kalimtarin e pafajshëm, ndërsa Saunders largohet duke qeshur, pasi i thotë që ishte ngatërruar në lidhje me personin që u quaj “pedofil”.

Një përfaqësues i Bordit të Kontrollit të Boksit Profesionist në Angli e quajti “video e pështirë”, duke paralajmëruar masa për një sportist që nuk e ka për herë të parë që bën veprime të tilla skandaloze, që kanë irrituar pa masë tifozët e boksit.

Saunders, i pamposhtur në peshat e mesme, do të mbrojë titullin në Boston muajin e ardhshëm, kundër Demetrius Andrade. Ndërkaq, në horizont është një përballje e nivelit botëror me ikonën e boksit Gennady Golovkin. Ky i fundit u mposht për herë të parë në 40 ndeshje fundjavën e shkuar, nga Saul Alvarez, me të cilin do të ndeshet sërish në maj, por deri atëherë mund të zhvillohet edhe supersfida me Saunders.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *