SEKRETI I RENIES NE PESHE
November 6, 2018
0 comments
Share

SEKRETI I RENIES NE PESHE

“Është 80% dietë!” është bërë klishe për rënien në peshë. Edhe pse kjo nuk është një llogaritje e saktë, është e drejtë të themi që të ushqyerit është një nga elementet më të rëndësishëm për rënien në peshë. Kjo pasi edhe nëse keni një program perfekt stërvitor, ju nuk do të humbisni peshë pa një deficit kalorifik.

Suksesi i çdo objektivi për rënie në peshë, ka si faktor bërjen ashtu si duhet të elementit të të ushqyerit. Por, nëse jeni të zgjuar dhe objektivat tuaj shkojnë përtej rënies në peshë, drejt një trupi me përbërje më të bukur dhe një humbje te përhershme te peshës, atëherë trajnimi me pesha është një pjesë jetësore e formulës.

Sekreti për të arritur trupin tuaj më të mirë është se sa mirë arrini t’i zbatoni të katër elementet që një program ka. Kombinimi së bashku i të ushqyerit, trajnimit kardio, trajnimit rezistent dhe trajnimit mendor bëhet shumë më i madh se total i secilës prej tyre. Kjo njihet si BASHKËVEPRIM (sinergji) dhe do të thotë që 1 + 1 + 1 + 1 mund të mos jetë e barabartë me 4, por mund të jetë e barabartë me 40, apo 400! Kur balancohen në mënyrën e duhur, çdo element plotëson dhe rrit të tjerat. Një nga shembujt më të mirë është fenomeni i fuqishëm i quajtur ndarës, i cili ndodh kur ju bëni bashkë  ushqyerin shëndetshëm me trajnimin me pesha.

Ligji i ekuilibrit të energjisë thotë se nëse jeni në një sufiçit, kaloritë e tepërta do të kthehen në depozita dhjami. Kjo është pak a shumë e vërtetë për një person sedentar. Ligji i ndarjes së energjisë thotë se nëse jeni në një sufiçit, por jeni duke bërë trajnim me pesha, disa prej atyre kalorive shtesë do të dërgohen tek muskujt tuaj për riparim dhe rritje. Njëri ngre pesha dhe tjetri nuk ngre. Ai që nuk ngre bëhet më i shëndoshë. Ai që ngre pesha jo vetëm që nuk shëndoshet, por bëhet më msukuloz duke ngrënë më shumë!

Kjo ndarje e kalorive dhe lëndëve ushqyese është akoma më shumë interesante në një tjetër drejrim. Dy njerëz ndjekin të njëjtin plan ushqimor me një deficit kalorifik. Njëri prej tyre po ngre pesha dhe tjetri jo. Meqënëse ligji i termodinamikës nuk mund të dhunohet, ju e dini që, që të dy palët do të bien në peshë. Pyetja e vërtetë është kjo: Çfarë lloj peshe do të humbasin? Personi që nuk ngre pesha do të humbasë masën e padhjamtë (lean) të trupit. Personi që ngre pesha humbet dhjamrat dhe ruan masën e padhjamtë të trupit, madje ai mund të fitojë edhe ca më shumë.

Dy njerëz. E njëjta dietë. Rezultate krejtësisht të ndryshme. Kjo është për të vërtetuar që rënia në peshë dhe transformimi i trupit janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe se transformimi shkon përtej kalorive që merren dhe kalorive që shpenzohen. Është ajo çka trupi juaj bën me kaloritë, që ka vërtetë rëndësi.

 

Rënia në peshë është një çështje balancimi i energjisë. Përbërja e trupit është një çështje e ndarjes së energjisë. Zgjedhjet tuaja në ushqim, gjenetika, mënyra e jetesës dhe hormonet, të gjitha mund të ndikojnë në këtë ndarje. Por, influenca më e madhe është trajnimi me pesha. A nuk do t’ju pëlqente ta shihnit ushqimin që hani të dërgohej drejt qelizave muskulore për t’i rritur dhe rekuperuar ato, në vend që t’i grumbulloni në qeliza dhjamore?

Kombinoni një ushqim të mirë me trajnimin me pesha dhe është pikërisht kjo ajo që do t’ju ndodhë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *