Sejfullahu në botërorin e Francës
August 22, 2017
0 comments
Share

Sejfullahu në botërorin e Francës

Nga 23-27 gusht të këtij, mundësit më të mirë të Maqedonisë, Elmedin Sejfullahu, Vlladimir Egorov dhe Magomedgaxhi Nurov të udhëhequr nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi do të marrin pjesë në kampionatin botëror në mundje stil i lirë në Paris të Francës. Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM) ka mbuluar të gjitha harxhimet financiare të Federatës së mundjes së Maqedonisë për pjesëmarrje në këtë botëror.

Gjatë kohës së kampionatit do të mbahet edhe kongresi i UWW në të cilin do të marrin pjesë kryetari Betim Vrenezi dhe nënkryetari Dejan Bogdanov, të cilët do të mundohen të fitojnë ndihma nga UWW dhe të fitojnë të drejtën e organizimit të një ngjarje ndërkombëtare në mundje në Maqedoni.

Gjithashtu pritet që mundësit e Maqedonisë të japin maksimumin për të arritur rezultate të mira në botërorin e mundjes në stil të lirë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *