
Sejfullahi, i argjendtë në Bursa të Turqisë, kurse Mustafovski fiton bronzë
Fituesi i dyfishtë i medaljes së bronztë nga Kampionatet Europiane për kadet, Elmedin Sejfullahi, arriti një rezultat tjetër të shkëlqyeshëm në karrierën e tij, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për junior, që po zhvillohet në Bursa të Turqisë.
Mundësi 19 vjeçar pas tri fitoreve të shkëlqyeshme ndaj kundërshtarëve nga Turqia, Kosova e Rumania, në sfiden e fundit të kategorisë deri me 60 kg u ndesh me nënkampionin aktual të Europës për junior, bullgarin Mikyay Naim, ndaj të cilit zhvilloi një luftë interesante, por fal vetëm një gabimi të vogël gjatë disavantazhit prej 7-5, në fund u desh të pajtohet me humbjen prej 15-5.
Sidoqofte, kjo disfatë nuk e zbeh suksesin e madh të Sejfullahit, i cili pas tri fitoreve dhe humbjes së vetme arriti të fitoj medaljen e argjendtë në kategorinë deri më 60 kg.
Kurse bronz ka fituar Ramce Mustafovski nga klubi i mundjes Tefejuz.