Seferi: Pas lëndimit duhet patjetër të operohet
Ish kampionia Ballkanike, Blerina Seferi, ka zbuluar për portalin e vetëm për sporte luftarake “Arena Ring” se të martën do të duhet të bëj një operim në këmbë, pas lëndimit që mori në Kupën evropiane në Itali ku edhe fitoj medaljen e bronztë.
“Pas konsultimit me mjekët në Hamburg u vendos që më mirë është të kem një operim, që nuk është i rrezikshëm por më pas do më duhet së paku dy muaj që të shërohem për t’iu kthyer më pas edhe përgatitjeve për garat e ardhshme. Jam pak e pafat por nuk kemi se çka të bëhem kjo është sporti, pra lëndimet janë pjesë e xhudos”, deklaroi “Shqiponja e Shipkovicës”.
Ndryshe, Blerina, pas disa ditëve pasi të kryej ndërhyrjen do të udhëtoj në vendlindjen e të parëve të saj, në Shipkovicë ku do të qëndroj 1 jave.
Ky pushim mesiguri do të jetë për të i mirëseardhur kur dimë popullaritetin që ka kjo vajzë si në fshatin e saj, ashtu edhe në Tetovë e gjithë Maqedoninë.