Seferi: Kam zemër prej luani, ja si do e mund Tyson Fury
June 5, 2018
0 comments
Share

Seferi: Kam zemër prej luani, ja si do e mund Tyson Fury

Rikthimi më 9 qershor në ring pas dy vitesh e gjysmë për bvoksierin britanik Tyson Fury pritet me interes, teksa ka përzgjedhur që të duelojë në këtë sfidë që do të zhvillohet në Manchester ndaj shqiptarit Sefer Seferi. Ky i fundit edhe pse vjen nga pesha “cruiserweight” dhe nuk konsiderohet favorit, beson se do të arrijë ta ndalë ish-kampionin e botës në peshat e rënda, i pamposhtur në ring.

Unë do ta mund Fury, pasi kam një zemër prej luani. Unë jam një shqiptar dhe ne jemi lindur për të qenë luftëtarë”, tha Seferi për mediat britanike, pak ditë pera duelit me Fury. Më tej, boksieri shqiptar tha: “Ndoshta nuk do të jem në gjendje ta hedh në tapet, por e di se kam fuqinë për ta mundur me KO. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por unë e kam vërtetuar edhe në të shkuarën forcën time”, tha Seferi

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *