Seferi, gati për sfidën e madhe kundër Tyson Furyt
Të gjithë janë në pritje të meçit të madh mes boksierit shqiptar Sefer Seferit dhe britanikut Tyson Fury. Meçi është paraparë të zhvillohet nesër rreth 22.30 në Manchester Arena.
Meç që pritet me drithërima, ndërsa shqiptari është i pagatitur në maksimum dhe premton një mbrëmje të madhe. “Do të bëj më të mirën të shtunën”, kështu ka thënë mes të tjera Seferi. I madh dhe i vogël mezi presin ta shohin në ring trimin shqiptar, që do të luftojë kundër Furyt.