Sazan Kimbo Memedi me 18 nëntor pret vetëm fitore
November 3, 2017
0 comments
Share

Sazan Kimbo Memedi me 18 nëntor pret vetëm fitore

Sazan Kimbo Memedi me 18 nëntor në Volketswil do të ketë ndeshjen e radhës. Kikboksieri i njohur me prejardhje nga Gostivari por që jeton dhe ushtron në Zvicër, ka paralajmëruar vetëm fitore.

“Isha i përgatit maksimalisht sepse kisha një ndeshje në Sllovaki, por e njëjta u anulua. Tani vetëm kam vazhduar me ushtrimet sepse e dija se do paraqitem edhe në turneun e radhës që do të zhvillohet më 18 nëntor. Ende nuk e di kundërshtarin, por besoj se do arrij deri tek triumfi”, u shpreh optimist Memedi.

Ndryshe, kampioni na njoftoi se në muajin maj do të mbroj titullin e Evropës. “Synimi im për vitin e ardhshëm do të jetë mbrojtja e titullit evropian por pse jo të përballem edhe për ndonjë titull tjetër”, tha Memedi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *