Saunders mbron titullin kampion dhe fton Gennady Golovkin në duel
December 18, 2017
0 comments
Share

Saunders mbron titullin kampion dhe fton Gennady Golovkin në duel

Boksieri britanik Billy Joe Saunders ka mbrojtur sot titullin kampion bote në peshën e mesme, në kategorinë WBO, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kanadezit David Lemieux. Sfida e zhvilluar në Quebec të Kanadasë dukej se favorizonte boksierin vendës, por në fund ishte Saunders ai që triumfoi, duke mbrojtur titullin dhe qëndruar i pamposhtur në ring, ku numëron 26 fitore (12 me KO). Të tri gjyqtarët votuan në favor të 28-vjeçarit britanik (120-108, 117-111 dhe 118-110), shifra që tregojnë se Saunders e kontrolloi sfidën, duke i shkaktuar rivalit kanadez humbjen e 4-t në karrierë.

Nga dueli mes Billy Joe Saunders dhe David Lemieux

Pas duelit, Saunders ka deklaruar se tashmë synon të zhvillojë një përballje me kampionin tjetër të kësaj kategorie, kazakun Gennady Golovkin, që ashtu si britaniku është i pamposhtur në ring, duke kërkuar unifikimin e titujve kampionë bote. “GGG, ke kohë që kërkon gjerdanin tim, madje edhe kur nuk kam qenë në formë. Tani eja dhe merre, eja të përballesh me mua. Do të shohësh një histori ndryshe nga ajo që ke imagjinuar. Do të pësosh shumë grushta në fytyrë”, tha Saunders, që ndaj Lemieux triumfoi falë një strategjie të mirë mbrojtëse (pësoi grushtin e parë vetëm në raundin e tretë).

Boksieri britanik Billy Joe Saunders ka mbrojtur titullin kampion bote

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *