Santos luftoi me Jon Jones në UFC 239 me tre ligamentet e lënduara
July 11, 2019
0 comments
Share

Santos luftoi me Jon Jones në UFC 239 me tre ligamentet e lënduara

Thiago Santos është përballur me më të mirin e të gjitha kohërave në UFC në kuadër të UFC 239.

Braziliani e sfidoi kampionin në sportin luftarak, por jo vetëm që doli humbës, mirëpo pësoi edhe disa lëndime të rënda gjatë përballjes.

Jon Jones e mbrojti titullin e peshave të rënda në Ultimate Fighting Championship (UFC), derisa kundërshtari i tij pësoi katër lëndime të konfirmuar nga mjekët.

Thigao Santos ka lënduar ligamentin anësor të kryqëzuar, ligamentin bazik, ligamentin e poshtëm të kryqëzuar dhe lëndime në miniskus.

Jon Jones mbron sërish titullin e tij mposht me vendim Thiago Santos dhe shpallet sërish kampion i divizionit Light Heavyweight

Braziliani qysh në raundin e parë lëndoi gjurin, por ai vazhdoi të luftonte, në shenjë se ai e kishte pritur gjatë përballjen me më të mirin e UFC-së.

Boksieri 35-vjeçar ka thënë pas përballjes se ai la gjithçka në atë përballje, por që fati nuk ishte në anën e tij, mirëpo edhe që kishte punë me kampionin në fuqi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *