Santhea-fit, klubi kosovar i Thai Boksit që funksionon në Zvicër, nxori kampionin në ketë vend
July 30, 2019
0 comments
Share

Santhea-fit, klubi kosovar i Thai Boksit që funksionon në Zvicër, nxori kampionin në ketë vend

Kanë ardhur në Kosovë për pushime. Sukseset që kanë arritur me klubin kosovar të Thai Boksit, Santhea –fit që funksionon tash e 11 vite në Bern të Zvicrës, në vitet e fundit kanë qenë të mëdha.

Puna që bëhet në klubin Santhea-fit është mjaft profesionale, e që udhëhiqet nga dy trajnerët, Lami Istogu dhe Arsim Ibrahimi.

Pjesë e këtij klubi është edhe kampioni për të rinj në Thai Boks, Albin Limani, i cili me këtë sport ka filluar që nga mosha 7 vjeçare.

“Jetoj në Bern të Zvicrës. Vij nga Krusha e Vogël, Komuna e Prizrenit. Ushtroj në klubin Santhea-fit në sportin e Kick-box  apo Thai-box. Pasioni për këtë sport ka filluar qysh nga mosha tetë vjeçare dhe nga ajo kohë e kam kuptuar se ky sport më pëlqen shumë. Kam punuar shumë she kam arritur këtu ku jam”, shprehet për RTV Dukagjinin, Albin Limani.

18-vjeçari ka 22 lufta të zhvilluara, derisa në vitin e fundit ka fituar 3 tituj, duke u shpallur kampion në Thai Boks për të rinj në Zvicër, Evrope dhe Botë. Madje, Albini ka marrë pjesë edhe në garën e Tajlandës e cila është më e vështira.

“Kam arritur tre tij. Atë të kampionit të Zvicrës, kamionit Evropës dhe jam bërë edhe kampion bote. Kam arritur të ndeshem edhe në Tajlandë në federatën më të madhe dhe madje kam arritur të fitoj edhe atje. Kam një vit pa humbje”, shprehet më tej Albin Limani.

Ndërsa trajneri , Lami Istogu tregon më shumë për arritjet dhe sukseset e klubit kosovar. Ai thotë se në këtë klub përveç shqiptarëve ushtrojnë edhe  gjerman dhe zviceran.

“Kemi startuar më këtë klub në vitin 2008. Kemi rreth 150 nxënës. Kemi arritur edhe kulminacionin pasi kemi kampionin në Zvicër. Kemi edhe nga vajzat që janë kampione. Nxënësit janë të gjitha nacionaliteteve por më shumë kemi shqiptarë”, shprehet Lami Istogu.

Istogu flet edhe për synimet e klubit te Santhea-fit.

“Kemi arritur mjaft por synojmë edhe më tepër”, shprehet ndër të tjera Lami Istogu.

Lami Istogu thotë se gjithashtu kanë raporte të shkëlqyera me gjitha klubet shqiptare të Thai Boksit që janë në Zvicër.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *