Salihu: Pula e uritur kot ëndërron, në Çair nuk ka pula, por ka…
December 20, 2017
0 comments
Share

Salihu: Pula e uritur kot ëndërron, në Çair nuk ka pula, por ka…

Kryetari i klubit të boksit “Pink Panter”, Ilijia Mladenovski gjatë një deklarate të paradokohshme të tij kishte përdorur një shprehje se: “pula e uritur kot ëndërron”, duke aluduar në klubin e boksit Çair se kot shpreson në titujt e kampionit në Maqedoni.

Kësaj deklarate të tij, tani i është kundërpërgjigjur trajneri i KB Çair nga Shkupi, Faton Salihu, klubi i të cilit fitoi dy tituj: në Ligën e parë për senior dhe në Ligën e juniorëve.

Salihu i është përgjigjur përmes një postimi në facebook.

“Pula e uritur kot ëndërron, ndërsa në Çair nuk ka pula, por ka vetëm Kampion dhe tituj, në Çair ka 5 medalje olimpike, në Çair ka edhe kampion olimpik dhe sportist më të mirë të shekullit, Shaban Tërstena. Në Çair lindin kampion, në Çair ka kampion evropian në boks, medalje e artë, kurse tani në Çair ka edhe dy tituj nga liga e parë dhe liga e të rinjve në boks”, ka shkruar Salihu në profilin e tij në facebook.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *