Salihu: Ka ardhur koha që të organizohen spektakle edhe në Maqedoninë e Veriut
Sot janë nënshkruar disa projekte të cilat do të realizohen nga ekipi i “Arena Ring Management Promotion”, i udhëhequr nga menaxheri i njohur nga Shkupi, Avdyl Salihu.
“Për të qenë i suksesshëm në një punë, duhet të kesh përvojën e duhur dhe normalisht me kalimin e kohës do të mund të vendosësh kontakte me menaxherë dhe promovues nga e gjithë bota. Tani ka ardhur koha që nga viti i ardhshëm të organizohen spektakle edhe në Maqedoni” – thotë Salihu.
Në këtë mënyrë pritet që së shpejti shumë yje nga boksi profesionist do të boksojnë në vendin tonë.
Deri tash Salihu ka organizuar shumë meçe profesionale, teksa boksierët të cilët i përfaqëson janë paraqitur në shumë evente të njohura si në Gjermani, Zvicër, Itali, si dhe në disa vende të tjera evropiane.
Kujtojmë që vitin e kaluar Salihu u shpall Menaxher dhe Matchmaker nga Federata Profesionale e boksit të Maqedonisë së Veriut “Pro Boxing Macedonia”.