Salihu: Jemi të përgatitur, pres suksese në turneun “Adem Jashari”
Këtë fundjavë në Prishtinë do të zhvillohet turneu prestigjioz i boksit “Adem Jashari” ku do marrin pjesë shumë reprezentacione të fuqishme, ndër to edhe Maqedonia me boksierët e vet. Seleksionuesi Petar Curlinovski se bashku me trajnerin e reprezentacionit për senior, Faton Salihu ka dal edhe me listën zyrtare që do paraqitet në Kosovë.
Kështu ai do te garoj me këta boksier: Almir Nurishov 56kg, Jasin Lama 60kg, Artan Aliu 64kg, Lulzim Ismaili 69kg dhe Alim Nasufi 69 kg. “Boksierët tanë janë mirë të përgatitur pasi përgatitjet për turneun ‘Adem Jashari’ i kemi zhvilluar në Shtip. Besoj në suksese në Kosovë”, tha Salihu.