Salihu i kënaqur pjesërisht nga rezultatet. Nurishov dorëzon ndeshjen ndaj Lamës
October 1, 2017
0 comments
Share

Salihu i kënaqur pjesërisht nga rezultatet. Nurishov dorëzon ndeshjen ndaj Lamës

Gjatë fundjavë në sallën sportive “Enver Idrizi” në Çair, nën organizim teknik të KB Shkupi, është zhvilluar java e dytë e kampionatit të Maqedonisë në boks.  Nga ky klub fitore shënoi Jasin Lama, i cili në kategorinë eseniorëve arriti të mposht boksierin e KB Çair, Nurishov.

Ky i fundit në raundin e dytë papritmas nxori dorëzat dhe e dorëzon luftën. Ndryshe, portal I specializuar për sportë luftarake “ArenaRing” ishte prezent në këtë kampionat ku edhe ju sjellim deklaratën e kryetarit të KB ÇAIR, Faton Salihu, i cili kishte vërejtje tek referimi.  “Në këtë aktivitet morëm pjesë me 10 boksierë, ndërsa shtatë patën kundërshtarë, tre shënuan fitore”, deklaroi trajneri Salihu, duke shtuar: “Në kategorinë deri më 75kg referët dëmtuan Alimin në duelin me Janevskin, duke ia dhënë fitoren këtij të fundit. Ne edhe pas kësaj jave jemi në vend të parë në konkurrencën e seniorëve, kurse tek juniorët kemi kaluar në pozitën e dytë. Tabela zyrtare del ditën e hënë, por ne e dimë se i kemi 15 pikë, shtatë më shumë se Aperkat. Synimet tona si klub janë të fitojmë titujtë e kampionit në të dyja ligat”, theksoi Salihu.

 

Rezulatet, java e dytë

Kadet

Luka Filipovic (Fajter Iliri)-Eles Asanov (Bargalla) 0-2

Ejdin Jashar (Bargalla)-Rijad Ajdini (Shkupi) 2-0

Sabit Sulejmani (Çair)-Sergen Demirov (Bargalla) 0-2

Junirorë

Sezar Alili (KB Shkëndija)-Shpend Gafuri (Çair) 0-2

Valdrin Reci (Çair)-Kire Janeski (Aperkat) 0-2

Omer Iseni (Shkupi)-Vilijam Manevski (Fajter Iliri) 2-0

Nikolla Bubevski (Pink Panter)-Asrim Etemi (Çair) 0-2

Andrej Stojanovic (Univerzalci)-Daniel Abaz (Ternipe) 0-2

Seniorë

Almir Nurishov (Çair)-Jasin Lama 0-2

Elvis Sulejmanov (Ternipe)-Artan Aliu (Çair) 0-2

Alim Nasufi (Cair)-Goce Janeski (Aperkat) 0-2

Sinan Xheladin (Ternipe)-Zhivorad Stojanovski 2-0

Mite Jordanov (Bargalla)-Serhan Xhaferovski (As) 2-0.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *