Salihu: Fëmijë ejani për të ushtruar tek klubi i kampionëve
February 8, 2018
0 comments
Share

Salihu: Fëmijë ejani për të ushtruar tek klubi i kampionëve

Klubi i boksit Çair i cili është kampion aktual si tek seniorët ashtu edhe tek të rinjtë ka hapur thirrje për të pranuar boksier të rinj edhe atë nga mosha 10 deri 18 vjeç si për femra ashtu edhe për meshkuj. Do të ushtrohet tre herë në javë edhe atë e martë, enjte dhe të shtunën duke filluar në ora 20:00, kurse lokacioni është palestra moderne sportive “Boris Trajkovski” tek hyrja e pishinës (anash).

“Fëmijët janë e ardhmja jonë, kurse qëllimi kryesor është zhvillimi i gjithanshëm si ajo psikik ashtu edhe fizik duke filluar nga forca, shpejtësia, rezistenca, koordinimi si dhe formimi i drejt i muskujve dhe skeletit të njeriut. Por ndikon që personi të formoj edhe një karakter vetëbesimi si dhe të ndihet i fuqishëm në raste të caktuara. Poashtu cekim se edukata sportive dhe socializmi janë pjesë e klubit tonë dhe të gjitha këto krijohen nëpërmjet lojërave lëvizore, kontakteve të ndryshme si dhe nga teknika e boksit. Jo të gjithë mund të bëhen kampion, por e rëndësishmja është që të njëjtit të rriten në mënyrë të shëndetshme. Andaj stërvitni me më të mirët që edhe ju të bëheni kampion të Klubit të boksit Çair”, shprehet ish kampioni evropian, Faton Salihu i cili tani wshtw kryetar dhe trajner i klubit tw kampionëve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *