Salihu: Boll më me hajna, të vijnë sportistët e merituar
July 11, 2017
0 comments
Share

Salihu: Boll më me hajna, të vijnë sportistët e merituar

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish-boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, është i revoltuar që ende nuk i japin një post të merituar sportiv.

Ai është i zhgënjyer shumë me Komitetin Olimpik të Kosovës po ashtu edhe me Federatën e Boksit të Kosovës, sipas tij, e meriton të ketë postin e selektorit. “Pas shumë viteve, pasi isha tërhequr atëkohë nga Federata e Boksit (jam edhe themelues i Komitetit Olimpik dhe të sporteve të pavarura), hasa në shumë padrejtësi nga disa njerëz, nga disa klane, që kurrë nuk kanë kontribuar për Kosovë, të cilët po shkojnë në Shqipëri e marrin mirënjohje fals. Do të vjen dita që do t’i tregoj me emra se kush janë ata që janë pajisur me mirënjohje fals. Kam punuar vullnetarisht,  mbajta më shumë se 50 turne ndërkombëtar, aq shumë shpenzova saqë do të kisha pasur 2-3 banesa të mija. Ndërsa sot jam mbetur me familje rrugëve, nuk kam banesë time. Në kohën e okupimit nuk kanë guxuar disa me mbajt turne, sot janë në sport dhe shesin mend. Kam pritur se do të mi japin meritat që më takojnë,  por nuk po ndodhë.

RamadanSeliminarritëm sërish ta rizgjedhim kryetar të FBOXK-së, sepse nëse shkonte ai, do të ishte keq, sepse ka përvojën dhe i duhej federatës, kurse Agim Latifi është djalë i mirë, e çmojë shumë, por  i duhet përvojë. Ata arritën qëllimin, ndërsa Azizi mbetet pa asnjë funksion edhe pse kam pritur RamadanSelimi të më afrojë një post. Janë disa që nuk kanë përvojë dhe kanë boksuar për mëhallat e tyre, i kanë futur në federatë e komitet”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryetari i KBO Prishtina, vazhdon me kritika. “Afrim Majanci, Beqir Berisha kanë qenë në kohën e okupimit dhe kanë dhënë kontribut së bashku me mua për federatën e boksit.  E kujtoj edhe një rast se si e morën KOK-un disa persona, duke shfrytëzuar kohën kur më përndiqte mua regjimi i Serbisë. Besim Hasani arriti qëllimin e tij, nuk e di kush e bëri e si u bë kryetar ai i KOK-ut. Kur e shoh Komitetin e Olimpik kush udhëheq, ka individ të sporteve joolimpike. Më shumë ka sporte joolimpike në Komitetin Olimpik, jo sportist të vërtet. Janë individ që nuk ka asnjë medalje, andaj me vjen marre nga kjo gjendje. Nuk e di pse Besim Hasanit nuk i vjen marre si më ka lënë jashtë mua, fitues i medaljes olimpike, tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike. E dinë boll mirë Besim Hasani në kohën e okupimit që unë si nënkryetar i KOK-ut, në at periudhë, kush i mbajti protestat kundër Serbisë dhe nënshkrimet kush i dërgojë në KON”, ankohet “Zizi”.

“Thoshin Azizi i sëmurë, tash jam i shëndoshë, tani eci 12 kilometra në ditë, pse nuk më japin postin si selektor i boksit. Unë si selektor e arrijë qëllimin dhe çuditem pse nuk i duan njerëz e mëdhenj afër vetes. Por disa sporte i kanë futur familjen e vet në disa federata tjera dhe arrin me korrë suksese, se nuk mundet kush mi penguar. Në kohën e okupimit, si Kosovë gjithherë kam fituar, ku isha kam bërë bum, nuk di pse i pengon Azizi tani. Pse Komiteti Olimpik mos ta ketë brenda medalistin. Para disa muajve nuk kam pas as pagë si duhet, as banesë nuk kam tash e një kohë.  Ata që më kanë premtuar banesë nuk më kanë siguruar ende, por brenda 15 ditëve do të tregoj se kush më ka mashtruar për banesë”, tha Salihu. “Sot mbahen Kampionatet Evropiane, Botërore,  ndërsa unë duhet me kryetarin e FBOXK-së që të jemi të deleguar  dhe jo të shkojnë të pamerituarit. Po pres të shoh kush vjen në qeveri,  dhe besoj se do të emërojnë njerëz që e meritojnë në sport. E meritoj një pozitë dhe ta gëzojnë Salihun.

Dy-tri vjet e fundit të gëzohem me një postë meritore dhe të them se Kosova ime me dha një post të merituar. Kur i shoh në zyreçfarë njerëz punojnë, me vjen të vjelli. E udhëheqi klubin e boksit Prishtina, e dimë çfarë gjendje është, ndërsa shkojnë i japin  4 milionë euro për stadiume, e nuk mi japin nga 20-30 mijë europër KBOXPrishtinën, që ta bëjmë një strehim. Ai që nuk e njeh sportin nuk mundet me qenë kryetar komune. T’i zgjedhim njerëzit e duhur, ata që nuk kanë vjedhur, që janë të pastër. Isha në spital, secili njeri sëmuret e shërohet, por tash jam top dhe i gatshëm të punoj me rini. Me këta njerëz në Komitet që janë nuk do të bëjnë asgjë. Vijnë disa njerëz që kurrë nuk janë marrë me sport, por duhet të jenë ata të merituarit”, thotë Salihu.

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *