Salihu: Beni ka treguar disiplinë dhe kualitet ndaj serbit, Knazeviç
July 8, 2019
0 comments
Share

Salihu: Beni ka treguar disiplinë dhe kualitet ndaj serbit, Knazeviç

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani, Arben Shemallari, ka arritur fitoren e tij të tretë në boksin profesionist. Ai kësaj radhe ka mposhtur me TKO serbin me përvojë të madhe, Darko Knazevic. Menaxheri i Shemallarit, Avdyl Salihu, është shprehur i kënaqur me atë që ka treguar boksieri i tij, duke ja cakuar edhe dy ndeshje për dy muajt e ardhshëm.

“Arbeni ka treguar një disiplinë dhe kualitet ndaj serbit me përvojë, Knazevic, dhe kjo ndikoi që kundërshtari të dorëzohet në raundin e tretë. Në nuk do të ndalemi këtu pasi Benit tani më ja kam caktuar edhe dy ndeshje profesionale, njëra në Ulçin më 3 gusht dhe më 14 shtator ai do paraqitet në Gjermani tek galla e Kasim Gashit ku shpresojmë në fitore të radhës”, deklaroi Salihu.

Nga ana tjetër, edhe Shemallari u shpreh i gëzuar me suksesin e arritur. “Kundërshtarin tim e kam njoftuar shumë mirë andaj është dashur të jem shumë i vëmendshëm në goditjet e mija dhe ja arrita që edhe ta mposhti. Jam i kënaqur me atë që tregova në ring dhe shpresoj të paraqitem kështu edhe në dy ndeshjet e ardhshme që më presin. Falënderoi menaxherin tim, Avdyl Salihu që më mundësoi të paraqitem në një spektakël të tillë në Vizbaden, familjen time që më mbështet maksimalisht dhe sponzorat që kësaj radhe më përkrahën maksimalisht. Unë nuk do të zhgënjej edhe në të ardhmen andaj shkojmë tutje”, tha Arben Shemallari nga “ArenaRing Management Promotion”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *