Salihu: Bargalla dhe Pink Panter frikësohen nga ne
Të shtunën në Shtip do të zhvillohet xhiroja e fundit e kampionatit ekipor në boks për të rinj dhe për senior. Në këtë të fundit mundemi lirisht të themi se klubi shkupjan tani më ka siguruar titullin Kampion, kurse suksesin e njejt do të mundohen ta korrin edhe tek të rinjtë ku për momentin kanë një pikë epërsi, më shumë se Pink Panter dhe Bargala, skuadra këto që edhe janë nikoqir sepse aktiviteti i fundit do të zhvillohet në Shtip.
Ndryshe, pas kërcënimeve të fundit nga këto dy klube se ata do të fitojnë titullin, njeriu i parë i KB Çair, Faton Salihu, tha se shtipjanët mund vetëm të mëren vesh për vendin e dytë apo tretë, sepse vendi parë është rezervuar për Çairin. “Ne nuk fiksohemi, shkojmë gjithkund, por edhe në Shtip, ku këto klube janë nikoqir dhe do të luftojnë para publikut të vet, kurse ne sigurisht se do kemi presion edhe nga gjyqtarët. Ata nga tash kanë filluar të frikësohen. Kurse ne frikohemi vetëm nga padrejtësitë që mund të na bëhen prej referëve ashtu siç ishte edhe në Shkup. Por një gjë mund të them lirisht, ne do jemi kampion te të dy kategoritë”, deklaroi Salihu.