Salihasi kthehet me tre medalje nga Kampionati Ballkanik !
November 6, 2017
0 comments
Share

Salihasi kthehet me tre medalje nga Kampionati Ballkanik !

Pas medaljes së artë në 47kg për pionier, Aid Salihasi ka fituar edhe dy medalje të tjera, një të artë dhe një të argjendtë në kampionatin ballkanik në mundje për pionier dhe kadet në Murska Sobota të Sllovenisë.

Djaloshi i shumëtalentuar i reprezentacinit të Maqedonissë, mundës i “Tefejuz”, medaljen e artë e fitoi në stilin greko-romak, kurse të argjendtën në konkurrencën ekipore.

Ky është një sukses historik për Maqedioninë, por edhe për15-vjecarin Salihasi, i cili arrin të rrëmbej tre medalje në Murska Sobota.

Nuk është vetëm Salihasi që ka shkëlqyer në këtë ballkaniadë, pasi janë edhe Besar Ameti që rrëmbeu të artën, Bajram Ajdari të argjendtën dhe Muhamed Ismani të bronztën. Të gjithë këta janë mundës të KM Tefejuz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *