Sajra Morina tani kërkon medaljen botërore
September 2, 2019
0 comments
Share

Sajra Morina tani kërkon medaljen botërore

Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua kampionati zgjedhor në karate, ku ky aktivitet kishte karakter përzgjedhës për kampionatin botëror në karate, i cili mbahet në fund të muajit Tetor, në Chile. Kështu vizën për këtë eveniment botëror e nxori edhe Sajra Morina e cila arriti që të bëhet kampione.

Deri tek ky sukses, Morina nuk e pati të vështirë të vije sepse ishte e përgatitur maksimalisht për të arritur qëllimit duke mposht dy kundërshtaret e saj Martina Shahinova me 3-0 dhe Zana Xheladini me 2-0. Shkupjania për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh e kënaqur me suksesin e arritur dhe premtoj se edhe në kampionatin botëror do të jep maksimumin.

“Për këtë aktivitet jam përgatit maksimalisht sepse e kam pas shumë me rëndësi që të fitoj vendin e parë që është edhe kusht për të shkuar në kampionatin botëror. Tani besoj ky rezultat do të respektohet edhe nga seleksionuesit dhe nuk do të dëmtohem, kurse e imja është që të përgatitem maksimalisht dhe pse jo të luftoj për medalje”, tha talentja shqiptare që deri më tani ka fituar shumë medalje ndërkombtare, ndërkohë që ka qen edhe kampione e Ballkanit. Ndryshe nga KK Keiks, ku edhe është anëtare, Sajra Morina, medalje të artë ka fituar edhe Beriz Kurtanovic, mandej të argjend morën Jasin Osmani, Jusra Ademi e Angel Mitev, kurse me bronz kësaj radhe u desh të pajtohen Mevlud Memedi  dhe Arta Bushi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *