Sajra Morina “penicilin” për kundërshtaret
December 16, 2019
0 comments
Share

Sajra Morina “penicilin” për kundërshtaret

Sajra Morina po vazhdon me sukseset e saja ndërkombëtare, duke arritur kështu edhe një rezultat të shkëlqyer në fundjave në turneun ballkanik që u zhvillua në Shkup duke fituar medaljen e artë. Morina deri te ky sukses erdhi me shumë meritë pasi arriti të mposhtë reprezentatuesen e Turqisë si dhe atë të Kosovës pa probleme të mëdha.

“Isha mjaft e përgatitur për këtë garë ballkanike dhe kjo dha rezultatin e vet në tatami. Kundërshtaret e mija janë të fuqishme mirëpo nuk kishin asnjë shanse ndaj meje dhe për këtë jam shumë e gëzuar që tregova kualitetin tim edhe njëherë”, tha Sajra Morina për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, duke shtuar se vitin e ardhshëm pret rezultate edhe më të larta pasi ka disa plane që shpreson ti realizoi.  Cekim se nga KK Keiks nga kjo garë u desh të pajtohen me medalje, Arta Bushi e cila fitoi argjend, si dhe Jusra Ademi dhe Mevlud Memedi të bronzta.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *