Sajra Morina: Jam gati për të fituar kampionatin
Të shtunën në Shkup do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në Karate ku medalistet do të marrin vizën për kampionatin ballkanik që do të zhvillohet nga 30 nëntori në Dubrovnik të Kroacisë. Njëra prej atyre që pret titullin është edhe Sajra Morina , anëtare e KK Keiks nga Shkupi.
“Jam shumë e përgatitur si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik. E gjithë kjo vetëbesim ka ardhur pas sukseseve të njëpasnjëshme që i kam shënuar sivjet nëpër gara dhe kjo tani do jetë edhe testi im kryesor për të kaluar më pas edhe në ballkanikë ku do bëj çmos për të arritur medalje. Shpresoj se do ja arrij qëllimit dhe me këto suksese do ti falënderoi trajnerët, kryesin e klubit si dhe familjen që më mbështesin kudo që paraqitem”, tha Morina për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ndryshe, garat do të mbahen në lagjen Maxhari në Shkup duke filluar në ora 10:00.