
Sajra Morina dhe Mevlud Memeti të pandalshëm në Bulgari
Gjatë fundjavës në Sofje të Bullgarisë u zhvillua turneu i fuqishëm i karatesë “Nikon Open” ku morën pjesë edhe disa sportist shqiptare nga Maqedonia.
Kështu anëtarët e KK “Keiks” nga Shkupi, Sajra Morina dhe Mevlud Memedi arritën të fitojnë medalje të arta, kurse vendin e dytë e mori Arta Bushi. Kësaj radhe edhe pse tregoi lufta të shkëlqyera me bronz u desh të pajtohet, Jusra Ademi. Kjo e fundit edhe pse ishte më e mirë se kundërshtarja e saj, pas një gabimi që bëri në gjysmëfinale u desh të përshëndetet nga finalja. Nga ana tjetër, lufta të shkëlqyera kanë treguar Morina dhe Memedi të cilët pa probleme të mëdha dhe me përballje atraktive me meritë u ngjitën në piedestalin më të lartë.
“Jam shumë e gëzuar që arrita të triumfoj në një garë të fuqishme siç është Nikon Open. Nga ky vit pres shumë suksese dhe shpresoj t’ia arrij qëllimit”, tha Morina për “ArenaRing”. Poashtu i kënaqur me paraqitjen e tij ka qen Memedi. “Jam në formë të shkëlqyer dhe kjo u pa nga luftërat që i tregova në tatami. Në finale u desh te ndeshem me shokun tim nga klubi Ubejd Durakovic, por ky është sport dhe në fund fitoi ai që është më i mirë që në këtë rast isha unë”, deklaro Mevludi.
Ndryshe, medalje tw artw nga ky klub fitoi edhe Beriz Kurtanovic, kurse bronz Anastasija Dimitrovska.