Saimir Merja po realizon ëndrrën e tij në Tajlandë
November 13, 2018
0 comments
Share

Saimir Merja po realizon ëndrrën e tij në Tajlandë

Saimir Merja, djaloshi me prejardhje nga Shqipëria, respektivisht nga Juba e Sukthit por që jeton dhe ushtron qe 16 vite në Itali tek provinca Cordignano të Trevizoz, dal ngadalë po fillon të realizoj ëndrrën e tij sepse ai që 2 muaj gjendet në Tajlandë atje ku ky sport është nacional dhe i ka bazat më të fuqishme ne botë për Muay Thai. Në këtë vend 24 vjeçari gjendet qe 2 muaj dhe çdo ditë po ushtron me mjeshtërit më të fuqishëm dhe po ndeshet me luftëtar të fortë. Ai në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ka zbuluar detaje nga jeta e tij dhe planet në të ardhmen.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Merja:Të them të drejtën sportet luftarake gjithnjë i kam pas pikë të dobët qysh nga fëmijëria mirëpo me sportin aktiv në Kickbox kam filluar në moshën 21 vjeç edhe atë në Sacile të Italisë.

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Merja:Stërvitem në klubin ”Cobe Team” nga trajneri italian Giacobbe Serbati aty kam të gjitha kushtet ku përveq kickboksit ushtroj edhe boks. Trajneri që nga fillimi pa talentin tim dhe vetëm pas 7 muajve stërvitje intensive ma dha mundësin të zhvilloj edhe ndeshjen e parë zyrtare ku edhe debutova me sukses pasi nokautova kundërshtarin tim shumë shpejt. Ky triumf më dha shumë motiv sepse e kuptova që në këtë sport do jap gjithçka për të fituar në gjithë botën.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Merja:Kickboksi dhe Muay Thai nuk janë  shumë të zhvilluar dhe për këtë zgjodha të jetoj në Tajlandë ku gjendem për momentin.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Merja:Kam shumë ndeshje nëpër turne të ndryshme ku kam arrit fitore mirëpo suksesi më i madh momentalisht është kampion i Italisë (-63.5kg).

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Merja:Tani dua të fitoj evinimentet  më të rëndësishme në Tajlandë  (Lumpinee Stadium,Thai fight,Max Muay Thai ), kurse më pas synoj edhe botën. Shpresoj se do ja arrij qëllimit.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Merja:Nga familja ime kam shumë mbështetje dhe ata po më rijnë gjithnjë afër në kërkesat që kam. Andaj i falënderoi publikisht.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Merja:Do më pëlqente të njoh të gjithë sportistët shqiptar dhe kosovar në të gjithë botën.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Merja:Kur fitoj gjithnjë ndihem mirë dhe më pëlqen të vë vetën në provë dhe ky sport ma jep motiv për ti arrit ëndrrat e mija. Ndjenja më e keqja nuk e kam ndier asnjëherë.

ArenaRing: Momentalisht gjendeni ne Tajlande, pse keni shkuar atje ?

Merja:Më 13 shtator jam ardhur në Tajlandë. Ky vend ka qen dëshira ime qysh nga fëmijëria. Këtu janë luftarët më të fuqishëm në botë dhe ky popull e ka traditë këtë sport dhe kështu po më jepet edhe mundësia që të ndeshem me emra të njohur nga e gjithë bota.

ArenaRing: Si janë ushtrimet atje dhe a mendoni se do te mësoni diçka te re ?

Merja:Stërvitjet në Tailandë janë shumë të vështira, po stërvitëm nga 7 orë në ditë nga e hëna e deri tek e shtuna. Po mësoj shumë, po bëhet çdo ditë më i fuqishëm. Momentalisht po stërvitem te  palestra “Muay Thai Gym” e Roberto Gallo Cassarino dhe djalit të tij  Mathias Gallo Cassarino (në vendin e 4 ne rangim të Lumpinee Stadium). Trajnerët janë Tailandës dhe po me ndihmojnë shumë në stërvitjen time.

ArenaRing: Keni pas ndeshje në Tajlandë dhe si keni kaluar?

Merja:Në Tajlandë kam zhvilluar deri më tani 2 ndeshje ku njërën e kam mposhtur me KO dhe 1 humbje ne Bangkok kundër një kundërshtari tajlandez qe kishte ma shumë se 200 ndeshje..

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *