Saimir Merja hap shkollën e tij në Trevizo të Italisë
Nga 22 qershori në qytetin e Trevizo së Italisë do te filloj me punë edhe një shkollë e Muay Thai, kurse trajner do të jetë shqiptari Saimir Merja i cili një kohë të gjatë është trajnuar edhe në Tajlandë, baza e këtij sporti. Ai shprehet shumë i kënaqur që më në fund edhe ai do të hap një shkollë ku mësimet e veta që i ka mësuar në jetë do ja transmetoj nxënësve të tij.
“Do ta aplikoj Muay Thai tradicionale Tajlandeze ku nxënësve të mi do ja transmetoj ushtrimet qe i kemi zhvilluar në Tajlandë dhe dhashë zoti të njëjtit të ndeshen një ditë në palestra të mëdha botërore. Momentalisht kam disa sponzora ne Itali qe me mbështesin dhe palestrën time. Por gjithsesi jam edhe në kërkim të sponsorëve ne Shqipëria. Kam jetuar më shumë se një vit në Tajlandë dhe jam stervitur me trajnerët dhe luftëtaret më të mirë dhe kam mësuar shumë. Ne palestër do kem mësues të tjerë për të më ndihmuar për stërvitjen e nxënësve dhe shumë shpejt do vije edhe një trajner nga Tajlanda”.