SaImir Hoxha së shpejti në ringun amerikan
March 8, 2019
0 comments
Share

SaImir Hoxha së shpejti në ringun amerikan

 

Saimir Hoxha i cili me prejardhje është nga Peshkopia por që jeton dhe vepron qe 7 vite në Florida të Amerikës pret që muajin tjetër të kthehet sërish në ring, pasi të njëjtin e kanë ftuar në një eveniment që zhvillohet në këtë vend.

Cekim se ky kikboksier shqiptar deri tani ka 5 lufta, ku prej tyre ka 4 fitore dhe 1 humbe dhe shpreson se të vazhdoj me triumfet. Hoxha për portalin për sporte luftarake thotë se ushtrimet po shkojnë mirë edhe pse ndonjëherë po ka vështirësi për kohë sepse puna profesionale po ja ndalon pak tempin e ushtrimeve. Ai thotë se  në Amerikë ka bashkëpunime të mira me sportistët shqiptar e sidomos me Elvis Gashin.

“Me sportet luftarake kam filluar në Greqi para 20 viteve njëherësh me Kyokushin Karate kurse më pas edhe në Kikboks. Këtu ne Amerikë kam kushte shumë të mira mirëpo pak kohë për tu koncentruar maksimalisht me sport. Por megjithatë kohën e lirë po mundohem sa më shumë të kaloj në palestrat sportive dhe ja tani po shikoj që në muajin e ardhshëm të futem në ring dhe shpresoj se do arrij fitore”,deklaroi Saimir Hoxha për portalin “ArenaRing.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *