
Rustemovski dhe Iseni pritje në ARS para fillimit të KB
Alen Rustemovski dhe Arijan Iseni, do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Kampionatin Botëror të Boksit për Seniorë, i cili do të mbahet nga 1 deri në 15 maj në Tashkent të Uzbekistanit, patën pritje me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport.
Në prani të trajnerit Jove Petrovski dhe ish kampionin evropian si dhe nënkryetar i Federatës së Boksit, Faton Salihu, të dy boksierët prezantuan pritjet e tyre nga performanca e garës më të madhe botërore ku do të ketë një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar boksin maqedonas. Alen Rustemovski do të performojë në kategorinë deri në 57 kg, ndërsa Iseni në kategorinë deri në 80 kg.