Ruiz: Po provoj partnerë të ndryshëm në stërvitje,
November 25, 2019
0 comments
Share

Ruiz: Po provoj partnerë të ndryshëm në stërvitje,

Andy Ruiz Jr ka treguar se po shfrytëzon partnerë të ndryshëm sparingu, në rast se Anthony Joshua përpiqet ta ndërrojë stilin në rimeçin e muajit të ardhshëm.

Më 7 dhjetor, dy boksierët do të ndeshen përsëri, ndërsa ylli britanik do të përpiqet t’i kthejë titujt IBF, WBA dhe WBO, të cilët ia mori meksikano-amerikani.

“Kemi provuar partnerë sparingu që lëvizin shpejt dhe që janë të shkathët. Shumë njerëz erdhën tek unë dhe më thanë se duan të ndihmojnë, ashtu sikur Michael Hunter”.

“E vetmja gjë që po e bëj ndryshe është sparingu. Kam partnerë të ndryshëm sparingu në rast se ai (Joshua) përpiqet ta ndryshojë stilin… Po stërvitemi”.

“Jam stërvitur thuajse tre muaj për këtë duel. Kemi bërë shumë punë. Kemi ushtruar për atë që mund ta bëjë AJ”, ka deklaruar Ruiz për Sky Sports News.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *