Rudina Aliu shkëlqen në turneun ballkanik
Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua turneu Ballkanik i karatesë për kadet, Junior dhe U21, ku morën pjesë mbi 300 garues. Në këtë aktivitet të fuqishëm ka shkëlqyer karateistja e KK Kushtrimit, Rudina Aliu (kadete, -54kg) e cila fitoi medaljen e artë duke fituar 5 kundërshtaret e saja. Ajo me këtë rezultat u shpreh shumë e kënaqur dhe falënderoi familjen dhe klubin që e mbështesin.
“Për këtë gare jam përgatit maksimalisht dhe kjo u dëshmua me luftat e fuqishme që i tregova në tatami. Falënderoi familjen time si dhe trajnerët që më mbështesin vazhdimisht për të arritur rezultate. Shpresoj se edhe viti 2020 do jetë pozitiv për mua”, tha Aliu.